“Më ngacmonte vajzat”, detaje nga vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 25-vjeçarit Emiljan Ndou. Klan News raporton se djali i autorit të vrasjes Mark Kodra është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me viktimën para se të ndodhte krimi.

Më pas, Mark Kodra ka shkuar në familjen e 25-vjeçarit për t’u sqaruar, por edhe aty janë përplasur verbalisht. Pak minuta më vonë viktima ka shkuar në banesën e Mark Kodrës, ku ky i fundit e ka qëlluar me kallashnikov.

Sipas Klan News, Mark Kodra ka deklaruar para grupit hetimor se ngjarja ka ndodhur për shkak se dyshonte se 25-vjecari i ngacmonte vajzat. Sipas dëshmisë së 47-vjecarit, i riu kalonte vazhdimisht me motor pranë shtëpisë së tij duke e shqetësuar.

Diçka të tillë e ka bërë Emiljan Ndou e ka bërë edhe mbrëmjen e së premtes. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një kalçetoje në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Pak minuta pasi ndodhi ekzekutimi policia e qytetit verior arriti që të vinte në pranga autorin, Mark Kodra ndërsa sekuestroi edhe armën me të cilën ai kreu krimin e rëndë./tvklan.al

Leave a Reply