Kuvendi çon në GJK vendimin për shkarkimin e Metës

Kuvendi ka depozituar në Gjykatë Kushtetuese vendimin për shkarkimin e Presidentit Meta.

Klan News raporton se tashmë Gjykata Kushtetuese ka 3 muaj për të vendosur për shqyrtimin ose jo të çështjes.

Kuvendi vendosi shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 104 vota pro për shkelje të rënda të Kushtetutës.

Ilir Meta është presidenti i parë i shkarkuar nga parlamenti në historinë e shtetit shqiptar. Megjithatë vendimi përfundimtar nëse duhet të shkarkohet nga detyra apo jo i mbetet Gjykatës Kushtetuese.

Për socialistët, kreu i shtetit është përgjegjës për nxitjen e konfliktit me deklaratat e tij para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Leave a Reply