Çelja e negociatave, mblidhen sot ministrat e BE

Bullgaria nuk ka dhënë ende miratimin për Maqedoninë e Veriut

Mblidhen sot në Luksemburg Këshilli i Çështjeve të Përgjitshme të Bashkimit Europian.

Përfaqësuesit e vendeve të unionit pritet të shprehin qëndrimet për datën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Vendimi mbetet ende pezull për shkak të refuzimit që Bullgaria po i bën avancimit të mëtejshëm të Maqedonisë së Veriut duke u bërë pengesë edhe për Shqipërinë.

Komisioni Euopian ka dhënë dritën jeshile që si Tirana dhe Shkupi të hedhin një hap më tej në rrugën e integrimit.

Edhe Holanda, një prej vendeve skeptike miratoi pak ditë më parë çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Leave a Reply