Gjykata e Lartë pezulloi procesin gjyqësor ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit, të tre të akuzuar për “kallëzim të rremë” pasi sajuan historinë e vrasjes së Doshit me porosi të kryetarit të Kuvendit Ilir Meta. Gjykata vendosi t’i drejtohet Kushtetueses, pas kërkesës së Frrokut dhe Bamit për ndarjen e çështjes së tyre nga ajo e deputetit Doshi. Prokuroria e kundërshtoi kërkesën e avokatëve, pasi me ndarjen e dosjeve mund të prishen provat por Kolegji Penal vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar interpretimin ligjor të rastit kur persona me imunitet gjykohen së bashku me ata që nuk e gëzojnë atë.Në gjykim morën pjesë deputeti Tom Doshi dhe Mark Frroku, i cili në dalje komentoi hetimin e nisur mbi pasurinë e tij. Tom Doshi nuk foli pas vendimit të Gjykatës, ndërkohë që deputeti akuzon Frrokun se ishte ai që e lajmëroi për atentatin që po organizohej nga kryetari i kuvendit Ilir Meta./ Vizion Plus
Tërmet në Shqipëri
Pak minuta më parë, një tërmet është regjistruar në Shqipëri. Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane e Mesdheut (EMSC), tërmeti është regjistruar me…