Betejë për Kosovën që të sfidojë Greqinë!

Në Beograd, vazhdon jehona e deklaratës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se do të lobojë që të ketë njohje të reja për Kosovën.

Ky pohim i acaroi shumë qarqet politike serbe, por edhe mediat vendase, që përpiqen të gjejnë lloj-lloj arsyesh për të justifikuar lëvizjen e kreut të shtetit turk. “Alo.rs” thotë se Erdogani po e hedh këtë hap vetëm që të rrisë ndikimin e tij në Ballkan. “Sapo u tha se Greqia mund të njohë Kosovën, menjëherë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i trazoi “shpirtrat” duke njoftuar se edhe ai do të nisë lobimin për pavarësinë e saj.

Turqia i ka hyrë një beteje të re për Kosovën dhe ekspertët mendojnë se aspirata e Ankarasë është të zgjerojë influencën në rajon përmes Prishtinës e të fitojë pikë tek Washingtoni”, thuhet aty. Më herët, shtypi serb shkruante se Athina dhe Nikozia kanë marrë një koncesion shumë të madh nga Berlini, Parisi e Washingtoni për çështjen e Qipros, cka e acaroi sipas tyre Turqinë.

Një javë më parë, Erdogan tha se do të diskutojë me presidentin amerikan, Joe Biden, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, këtë vjeshtë për këtë çështje, e do të propozojë që të punojnë së bashku për të rritur numrin e vendeve që e njohin Kosovën.

Leave a Reply