Dy kanë qenë amerikanët e mëdhenj që iu kanë dhënë shqiptarëve mundësinë e mbijetesës së tyre historike: dy presidentë të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Woodrow Wilson, dhe Bill Clinton. Por që ne ende nuk iu kemi dhënë vendin e nderit në vlerësimin tonë. Njëri, Uillsoni, na ka shpëtuar më 1919 – 1920 nga copëtimi territorial i sigurt te fqinjët; dhe Klintoni, zgjidhi përfundimisht nyjën e fatkeqësisë sonë kombëtare njëshekullore: çështjen e Kosovës; por edhe shpëtoi shqiptarët nga tirania Berisha që po instalohej pas zgjedhjeve të vitit 1996. Tani po spikat të dalë në skenë një tjetër amerikan shpëtimtar: ambasadori amerikan aktual në Shqipëri: Donald Lu. Kjo dalje e tij e përsëritur që ka marrë në dorë çështjen e pastrimit të krimit shqiptar nga uzurpimi që i ka bërë shoqërisë shqiptare, është një akt i madh historik për zhvillimin e Shqipërisë, dhe për prosperitetin e shoqërisë shqiptare.Një bandë hajdutësh dhe abuzuesish me pushtetin kanë 25 vjet që tallen dhe grabisin shqiptarët, me frenimin e zhvillimit shoqëror, dhe me gënjeshtrën e madhe se ”paskan rrëzuar komunizmin në Shqipëri”. Një krim i gjatë ky. Të cilit duket se po i vjen fundi. Jemi 25 vjet mbrapa nga aty ku duhej të kishim qenë, sepse abuzues të mëdhenj, dhe gënjeshtarë të mëdhenj, i kanë imponuar drejtimit shqiptar injorancën. Kjo prapambetje mesjetare e mentalitetit të tyre grabitës, totalitar dhe patriarkal, nuk ka lënë asnjë shpresë për zhvillim shqiptar. Gjithçka që është arritur deri tani, ka qenë dhe mbetet të jetë aftësia e madhe që kemi pasur ne shqiptarët në shekuj për të mbijetuar kundrejt shkatërrimit tonë historik. Kjo është gjendje edhe sot: nëse nuk do ta pastrojmë abuzimin dhe krimin nga drejtimi i shtetit shqiptar, do të shkatërrohemi. Dhe nuk duhet harruar se shkatërrimi në kohë moderne është shumë i lehtë: sepse shqiptarët po duan të ikin nga vendi i tyre, të terrorizuar nga humbja e shpresës. Shqiptarët sot e dinë se janë grabitur dhe poshtëruar, por nuk po shohin atë për të cilën votuan masivisht më 2013: ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të lartë shtetëror. Kjo është pika e kthesës për optimizmin shqiptar, që të jetojnë si njerëz të lirë dhe me mirëqenie ne vendin e tyre që quhet Shqipëri.Por ja që erdhi shpresa: Ambasadori amerikan, Donald Lu, po hyn në radhën e shpëtimtarëve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, afër njëzet vjet pas presidentit Bill Klinton; dhe afër një shekull pas presidentit Uillson.Gjithçka është në rrugë të mbarë. Kush do ta ndalojë avancimin kundër krimit në Shqipëri: Llalla, apo dyqind të tjerrë pa emër? Të gjithë anonimë, që nuk janë as juristë as prokurorë e as gjyqtarë, por segmente kriminalë që kanë bashkëpunuar me abuzimin shtetëror në Shqipëri, në 25 vjet gënjeshtrash.Zoti Ambasador! Shqiptarët do të të nderojnë historikisht për ndihmën e madhe që po ju jep, për të arritur çlirimin e tyre. Nuk ka gjë më të rëndë për një popull që ka fituar votën e lirë dhe nuk voton dot; që është afër me Perëndimin dhe nuk hyn dot në strukturat e tij, se nuk e lënë bandat që e qeverisin; që ka potencë të madhe intelektive për shkencë dhe dijë, por që nuk e merr dot; që e do lirinë në sensin modern të saj, por nuk e arrin dot vetë. Gjithsesi; kemi mbetur të tillë sepse grabitësit e mëdhenj të territoreve tona shqiptare, kanë paguar rregullisht mbeturinat e popullit shqiptar, të gjithë ata që i kanë qeverisur deri më sot, që nga viti 1924, të gjithë pa përjashtim.Ju përshëndes, zoti Ambasador! ashtu siç të përshëndesin të gjithë shqiptarët e thjeshte, shumica e këtij vendi, që e duan atdheun e tyre, por që abuzuesit iu kanë dhunuar shpresën.(m.k/BalkanWeb)
Zjarri në Krujë merr përmasa të frikshme, flakët po rrezikojnë banorët dhe shtëpitë, kërkohet ndërhyrje emergjente dhe evakuim
Zjarri në Krujë po merr përmasa të frikshme, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë. Flakët po intensifikohen dhe po përhapen me…
