Nuk mjaftohet me aeroportin e Kabulit, Turqia: Fuqi rajonale në vend të SHBA-së!

Pas tërheqjes së SHBA nga Afganistani, Turqia po përpiqet të zërë vendin e amerikanëve si fuqi rajonale për shkak dhe të interesave të saj.

Sipas ekspertëve të OKB-së, më shumë se 18 milionë afganë kanë nevojë për ndihma humanitare, më shumë se gjysma  e popullsisë. Një rol të rëndësishëm merr këtu aeroporti i Kabulit. Pas tërheqjes së trupave ndërkombëtare ai nuk është më në funksionim.

Por rivënia e shpejtë në punë e aeroportit është kusht i rëndësishëm për ardhjen e ndihmave në vend. Kjo e bën Turqinë që jetë në fokus të diplomacisë ndërkombëtare, thotë DW. Ankaraja që nga fillimi i misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan, ka qenë prezente me 2000 trupa.

Detyra kryesore e turqve ka qenë sigurimi i aeroportit të Kabulit. Turqia mund ta marrë përsipër sigurimin e aeroportit pas tërheqjes së amerikanëve. Erdogan e ka lënë të hapur mundësinë, e aktualisht talibanët po zhvillojnë bisedime me përfaqësuesit turq dhe të Katarit për rivënien në punë të aeroportit. Por synimet e presidentit turk, nuk duket se do të kufizohen tek aeroporti.

“Para se talibanët të merrnin papritur Kabulin, Ankaraja kishte besuar, se mund të përcaktonte rolin e saj të ri në Afganistan”, thotë  Kristian Brakel, drejtues i fondacionit Heinrich Böll në Stamboll, sipas të cilit Turqia kërkon të luajë një rol gjithmonë e më të madh në rajon, dhe vete Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg e shikon duket Ankaranw tw luajw një “rol kyç” në konfliktin në Afganistan. / Top Channel

Leave a Reply