Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq ka dhënë një intervistë për mediumin kroat, jutarnji.list teksa ka folur edhe rreth marrëdhënieve mes Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë.
Ai ndër të tjerash është përgjigjur në pyetjen nëse Vuçiq është nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe nëse Mali i Zi mund të jetë “kompensim” i Serbisë për Kosovën?
“Nuk do të thoja që është nën presion. Nga kush? Ky rrëfim po rikthehet në mediat e Beogradit në mënyrë që të fitojë pikë politike në fushën e brendshme. Në këtë mënyrë Vuçiq kërkon të tregojë sesa fuqishëm i reziston qendrave të forta ndërkombëtare. Është një histori e ekzagjeruar. Ata dyshojë se po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Dhe nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa dikush që t’ua kthejë atë. Ata do ta donin Kosovën pa shqiptarët, siç do ta donin Malin e Zi pa malazezët”, tha presidenti malazez.
“Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën. Vuçiq shpesh kritikon ish-qeverinë në Serbi për ‘lëshimin e Malit të Zi’ në vitin 2006”, tha ai ndër të tjerash.
Ndryshe, javën e kaluar në Cetinje, Mali i Zi ishte në prag të konfliktit. Tensionet u ngritën kur, përkundër protestave të mëdha dhe pakënaqësisë së një pjese të mirë të publikut malazez, kreu i Kishës Ortodokse Serbe dhe qeveria malazeze vendosën të hipnin në fron Mitropolitin e ri të Malit të Zi dhe atë bregdetar, Joanikia, në të cilin kriza mund të përhapet mbi kufijtë malazezë në të gjithë rajonin, duke arritur kulmin e saj.
Kisha Ortodokse Serbe haptazi merr pjesë në destabilizimin e Malit të Zi më shumë si një organizatë ideologjike-politike sesa një kishë-fetare dhe tregon me gisht regjimin aktual të Aleksandar Vuçiqit.