Murati thotë se takimi është thirrur për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike lidhur me procesin zgjedhor.
“Kush lexon drejt, e kupton që subjektet politike janë ftuar në takim konsultativ, për të diskutuar për opinionin dhe rekomandimin e IKSHPK lidhur me procesin zgjedhor. Pra, për të diskutuar. Si e para e shtetit, është e natyrshme që Presidentja të konsultoj subjektet politike për çështje e tema me rëndësi, e sidomos kur bëhet fjalë për jetën e njeriut. Kjo është ftesa. Kaq” ka shkruar Murati në rrjetin social Facebook.