Berisha: Të ngrihemi kundër Ramës dhe veglës së tij mjerane në PD
Sali Berisha e sheh 23-vjetorin e vrasjes se Azem Hajdarit dhe vetë atë që e cilëson si tribunin demokrate si motiv për t’u ngritur dhe për të hedhur kryeministrin dhe kryetarin e opozitës në koshin e plehrave të historisë siç shprehet ai. Por dhe si moment për të ristrukturuar me urgjencë forcën politike që themeloi student i Dhjetorit.
“Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, regjimin e kakistokracisë dhe tradhtisë se lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës të tij mjerane në krye të PD”.
Kujtimi i Ndritur i Azem Hajdarit është kushtrim për çdo mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave të saj në të gjitha nivelet e institucioneve të saj të rikthejnë me urgjencë Partinë Demokratike mbi parimet bazë mbi të cilat ajo u themelua nga Azem Hajdari Demokrate dhe demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Kokën lart!”
Ndërsa Lulzim Basha zgjodhi ndryshe nga çdo vit të bënte homazhe në memorialin përkujtimore të Hajdarit i shoqëruar vetëm nga disa prej deputetëve që njihen si mbështetës të tij në PD.
Pas homazheve pa praninë e mediave, në një postim në rrjetet sociale Basha shkroi se vepra dhe sakrifica e Azem Hajdarit mbetet model frymëzimi për të mos iu nënshtruar dhunës së regjimit, për të luftuar me vendosmërinë e heroit të demokracisë dhe për të çuar deri në fund idealin e Shqipërisë si gjithë Europa.