Nga sulmet ajrore të udhëhequra prej Shteteve të Bashkuara kanë mbetur të vrarë 10 krerë të lartë të Shtetit Islamik gjatë muajit të fundit, përfshi edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e muajit të kaluar në Paris.Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i koalicionit anti-ISIS të drejtuar nga SHBA-të, Steve Warren, gjatë kësaj të marte. “Gjatë muajit të kaluar kemi vrarë 10 figura të larta të grupit xhihadist me sulme të koordinuara, përfshi disa ideatorë të sulmeve në vendet e Perëndimit, prej të cilëve edhe nga ata që kanë pasur lidhje me sulmet e Parisit”, tha koloneli i ushtrisë amerikane. “Këta të tjerët kishin bërë përgatitje për sulme të tjera në Perëndim”, shtoi ai.Njëri prej të vrarëve besohet të jetë Abdul Qader Hakim, i cili ndihmonte në operacionet e jashtme të militantëve xhihadistë, e që kishte lidhje me agresorët e sulmeve të Parisit, tha më tej Warren. Ai është vrarë në qytetin verior iraken të Mosulit më 26 dhjetor.Ndërkohë, një sulm ajror i koalicionit i datës 24 dhjetor në Siri la të vdekur Charaffe al Mouadan, një anëtar i Shtetit Islamik me bazë në Siri, por që kishte lidhje të drejtpërdrejta me Abdelhamid Abaaoud, “trurin” e dyshuar të sulmeve të koordinuara me bomba dhe të shtëna armësh në Paris, më 13 nëntor, ku mbetën të vdekur 130 persona. Mouadan ishte duke planifikuar sulme të tjera në Perëndim, shtoi më tej Warren. Efekti i sulmeve ajrore ndaj udhëheqësisë së Shtetit Islamik mund të shihet më së miri gjatë sukseseve të fundit në fushëbetejën kundër grupit xhihadist. Ushtria irakene bëri të ditur së fundi triumfin e parë madhor kundër militantëve sunitë të linjës së ashpër ultranacionaliste, duke deklaruar rimarrjen e kontrollit të Ramadit, një qytet në perëndim të Baghdadit që kishte rënë në duart e ISIS gjatë muajit maj.“Disa pjesë të këtij suksesi i atribuohet faktit se organizata po humbet udhëheqësit e saj”, deklaroi Warren, i cili nuk harroi të paralajmëronte se “çakalli ka ende dhëmbë”./ Top Channel
Rutte takohet me Trump, Sekretari i NATO-s bisedon me Presidentin e zgjedhur të SHBA për sigurinë globale
Donald Trump është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Florida. Ata kanë diskutuar për një sërë…