Erë konflikti Rusi-Turqi? Mediat ruse: Moska duhet të aneksojë lindjen e Turqisë!

Kryeredaktorja e kanalit televiziv shtetëror rus RT delaroi se Rusia duhet të aneksojë malin Ararat të Turqisë lindore dhe krahinën e Kars.

Margarita Simonyan, e cila është me prejardhje armene, i tha kanalit televiziv Rossiya 1 se vendi duhet t`i marrë këto zona nga Turqia. Komentet polemizuese të saj pasuan disa vërejtje të ngjashme nga lideri i Partisë Liberal Demokrate ruse, Vladimir Zhirinovsky, i cili pretendoi se një regjim “special” i ngjashëm me atë të një cari rus është i nevojshëm për të siguruar Armeninë.”

Çdo regjim demokratik si SHBA, Britania e Madhe ose Franca është i papranueshëm. Nëse nga ana tjeter, do të ekzistonte një regjim më i rreptë, ju armenët do të mërrnite Karsin e Ardahanin.

Nën një qeveri demokratike, edhe Jerevani do t’ju hiqet, ”tha ai. Armenia dhe Turqia nuk kanë vendosur kurrë marrëdhënie diplomatike mes tyre dhe kufiri i përbashkët i dy vendeve është mbyllur që prej viteve 1990.

Marrëdhëniet u përkeqësuan akoma edhe më shumë pas mbështetjes që Ankaraja i ka dhënë aleatit të saj rajonal Azerbajxhanit, i cili luftoi me Armeninë vitin e kaluar për kontrollin e rajonit të Nagorni-Karabakut.

Leave a Reply