Pas gati katër muajsh, qyteti australian i Sidneit i ka dhënë fund bllokimit për shkak të koronavirusit.
Tashmë, shumica e kufizimeve anticovid tani janë lehtësuar për njerëzit plotësisht të vaksinuar.
Shumë qytetarë u panë duke festuar lirimin e masave të reja në bare dhe restorante. Të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe miqve. Për shkak të kufizimeve për parandalimin e përhapjes së virusit, vizitat dhe grumbullimet ishin të ndaluara.