Pas mbledhjes së Kryesisë, kryeministri Edi Rama tha se PS ndodhet në një proces reflektimi, ndërsa paralajmëroi se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e Partisë Socialist.
Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë theksoi se kjo vijë e kuqe do të garantojë kalimin në një nivel tjetër të cilësisë dhe qasjes së administratës shtetërore.
“Në bazë të disa vendimeve, puna në territor do të zhvillohet paralelisht për analizat e rezultateve qëndër për qëndër, për të verifikuar cilësinë e përfshirjes së gjithë anëtarëve të PS dhe për ta hapur partinë për prurje të reja nga shoqëria, pavrësisht moshës, për të ecur më tutje dhe për të krijuar bazë të re. Ajo që do nënvizoja, është që një vijë e kuqe e cila është vendosur fort në kongresin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi është se punësimet dhe drejtoritë nuk janë pronë e PS por e popullit shqiptar, janë në funksion të qeverisë dhe i gjithë strukturave të republikës bazuar në Kushtetutën dhe në Ligjet në fuqi. Ta kenë të gjithë të qartë, kjo nuk është propagandë, është vija ndarëse që do na garantojë kalimin në nivel tjetër të cilësisë dhe adminitratës në shërbim me publikun.”