Mbyllet galeria kombetare e arteve, do i nënshtrohet rikonstruksionit

Galeria Kombëtare e Arteve është mbyllur përkohësisht, për t’iu nënshtruar rikonstruksionit.

Godina aktuale do të ruaj formën e saj arkitekturore, ndërkohë që një godinë simotër do i shtohet asaj ekzistuese, në pjesën e pasme, me të njëjtat volume, duke zgjeruar hapësirat e fondit të ruajtjes së veprave të artit, ekspozimit, laboratorëve restaurues, aktivitetit edukues për të rinj e fëmijë e shërbime për vizitorët.

MERI KUMBE
ZV/MINISTRE E KULTURES
“Ky është një moment i shumëpritur, kjo për të siguruar kushte ruajtje më të mira, klimatizimin, të aksesimit për publikun, krijimin e hapësirave akoma më funksionale brenda ambienteve të Galerisë së Arteve. Duke i dedikuar hapsirë jo vetëm ekspozitave të ndryshme, por edhe të rinjve, fëmijëve, të cilët brenda sferës së interesit do të mund të jenë pjesë aktive e institucionit.”

Ky institucion është ngarkuar që të kryej transferimin e veprave të artit në ambientet e caktuara për ruajtjen e tyre. Njëkohësisht gjatë rikonstruktimit të godinës do të vijojë puna dhe për restaurimin e veprave.

MERI KUMBE
ZV/MINISTRE E KULTURES
“Janë marrë të gjitha masat që të sigurohet ruajtja e të gjitha parametrave në institucione specifike për ruajtjen e pasurive kulturore. Ku ka jo vetëm aspektin e sigurisë por edhe aspektin e kushteve të ruajtjes, siç është klimatizimi, kushtet specifike të lagështirës dhe të gjitha elementet e tjera specifike.”

Por aktiviteti i institucionit do të vijojë. Në bashkërendim me Muzeun Historik Kombëtar, apo institucione të tjera do të mbahen ekspozita të përkohshme dhe programe publike.

Periudha e realizimit të punimeve në godinën e GKA do të shtrihet në një periudhë kohore nga 24 deri ne 36 muaj.

Leave a Reply