Gjykata franceze ka kërkuar shpërblim prej 150 mijë euro për lirimin e tetë peshkatarëve britanik të kapur në portin Le Havre.
Anija skoceze akuzohet se nuk ka një licencë të vlefshme për të peshkuar në ujërat franceze.
Kapiteni i saj i paidentifikuar është akuzuar për akte të peshkimit të paautorizuar në det në ujërat e kripura detare franceze dhe është urdhëruar të paraqitet në gjykatë gushtin e ardhshëm. Ai përballet me 75 mijë euro gjobë.
Pronarët e Macduff Shellfish Company janë urdhëruar të paguajnë shumën para se varka e konfiskuar të lirohet, raporton DailyMail, përcjell Klankosova.tv.
Firma këmbëngul se anija kishte licencën e duhur dhe po përdoret si një tjetër peng në grindjen mes Francës dhe Britanisë së Madhe.