Gjatë ditëve të fundit, pjesë të ndryshme të Italisë janë përballur me mot të keq, e një nga këto qytete është edhe Venecia.
Për herë të parë që nga muaji Shkurt 2021, mbrëmjen e së hënës autoritetet e qytetit aktivizuan barrierat mbrojtëse “Mose”, për të parandaluar përmbytjet. Shkak u bë rritja e nivelit të ujit nga stuhia dhe erërat e forta.
Rreziku nga batica më shumë se 130 centimetra bëri që të aktivizoheshin barrierat mbrojtëse dhe digat e lëvizshme që ndajnë lagunën nga Deti Adriatik.
https://www.youtube.com/embed/wqzpkBSQ56E?feature=oembed
Mbrëmjen e së hënës niveli i baticës në qytet arriti kulmin në 83 centimetra, duke përmbytur pjesërisht sheshin Shën Marco.
Megjithatë si rezultat i barrierave mbrojtëse, batica në qytet ishte gjysmë metri më e ulët se sa niveli i ujit përtej digave.
Parashikuesit presin që kulmi i baticës të arrijë mbrëmjen e së mërkurës në 140 centimetra rreth orës 22:00.
Sistemi Mose është krijuar për të mbrojtur Venecian nga vërshimet e ujit brenda qytetit. /tvklan.al