Mediat në Shqipëri Maska.al, Syri.net shkruajnë se deputeti KastriotRexhepi është shantazhuar me video materiale nga grupi i Izet Mexhitit, përcjell in7
Kastriot Rexhepi është shantazhuar me audio dhe videomateriale nga grupi i Izet Mexhitit.
Video dhe audiomateriale janë pjesë e shantazheve dhe kërcënimeve që i janë bërë ditëve të fundit Kastriot Rexhepit, deputetit të Besës që dje i tradhtoi deputetët e opozitës dhe aktivistët e partisë së tij.
Disa nga materialet janë pjesë e fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2017 kur përballeshin Zekirija Ibrahimi i Besës me Visar Ganiun e BDI-së. Atëkohë gjasat për fitoren e Lëvizjes Besa në Çair ishin shumë të mëdha dhe të padiskutueshme, por një tradhti e brendshme qe shkaku kryesor për humbjen e tyre. Kjo më tej u bë edhe shkak i ndarjes së Lëvizjes Besa në dy kampe, nga ku u krijua edhe Alternativa.
Pikërisht protagonisti i kësaj tradhtie është Kastriot Rexhepi, i cili ka punuar fshehurazi për Visar Ganiun dhe këto momente janë kapur edhe me audio dhe video. Një fotografi e tillë u zbulua disa kohë pas zgjedhjeve të vitit 2017, ku duket Visar Ganiu në takim me përkrahës të Kastriot Rexhepit, i cili është pjesë e një grupi (sekti) fetar, të cilët së fundmi kanë krijuar edhe një organizatë fetare e quajtur “selefiste”.
Bëhet fjalë për një trup votuesish prej rreth 2 mijë personash, shumica prej të cilëve kontrollohen nga Rexhepi. Prapa Visar Ganiut, në zyrën tjetër nga dritarja duket Kastriot Rexhepi me dikë tjetër. Siç mësojmë nga burime të konfirmuara dhe mirë të informuara, kanë qënë disa anëtarë të grupeve përkrahëse të Izet Mexhitit që e kanë kërcënuar Kastriot Rexhepin për të mos votuar për rrëzimin e qeverisë.
“Kastriot Rexhepi ka qënë faktori kryesor që prishi marrëdhëniet mes Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit. Kasami dhe Gashi janë viktimë e tradhtisë së Rexhepit për hesap të Ali Ahmetit”, thotë burimi ynë i afërt me të dy grupet. Por a do të jetë Kastriot Rexhepi sërish faktor që do ta përçajë opozitën shqiptare dhe shpresën e madhe të shqiptarëve për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti? Përgjigjen do ta mësojmë në javët në vazhdim./maska.al/