Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka reaguar edhe këtë mëngjes lidhur me rastin tragjik që ndodhi në Gllogjan.
Ai ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion rreth krimit makabër ku humbën jetën tre persona, të bashkëpunojnë me institucionet relevante.
“Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit. Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante”, ka shkruar Ramosaj.
Ndërkohë që autori i krimit ende gjendet në arrati.
Ai mbrëmjen e së premtes gjuajti me kallsha në drejtim të autobusit që po qarkullonte nga Gjakova për në Gllogjan e ku aty ishin tetë pasagjerë, ku tre prej tyre kanë vdekur, dy nxënës dhe shoferi i auutbosuti, ndërsa një nxënës tjetër është palgosur.