Bashkimi Evropian ka pak ndikim mbi Rusinë, por duhet të vazhdojë të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për të qetësuar tensionet. Kështu u shpreh Kryeministri italian Mario Draghi para gazetarëve.
“Bashkimi Evropian duhet të përpiqet sa më shumë që të jetë e mundur të mbajë një gjendje, le të themi,për tu angazhuar me Presidentin Vladimir Putin. Ishte vetë Presidenti Putin që kërkoi një telefonatë me Biden. Pra, nuk ishte presidenti Biden por Putin ai që e telefonoi Biden dhe kjo do të thotë se ai dëshiron të dialogojë .”
Draghi u shpreh se stabiliteti i Italisë nuk do të jetë në rrezik në të ardhmen, edhe pa atë si kryeministër, duke lënë të kuptohet se ai mund të pranojë të bëhet president i vendit muajin e ardhshëm nëse parlamenti voton për ta zgjedhur atë për këtë post.
“Fati im personal nuk ka asnjë rëndësi, nuk kam ambicie të veçanta. Unë jam një burrë, një gjysh nëse doni, në shërbim të institucioneve. Pra përgjegjësia për këtë vendim është tërësisht në duart e forcave politike, të cilat janë ato që e kanë lejuar këtë qeveri të funksionojë dhe nuk është në dorë të individëve, do të ishte një ofendim për Italinë, e cila është shumë më tepër se individët.”.
Zakonisht kandidatët për president nuk deklarohen përpara zgjedhjeve në parlament, të cilat mbahen nëpërmjet një votimi të fshehtë të ligjvënësve nga dhoma e sipërme dhe e ulët, si dhe përfaqësuesve nga 20 rajonet e Italisë. Në vitet e fundit roli i presidentit është forcuar më shumë