Parlamenti austriak miratoi këtë të enjte ligjin për vaksinimin e detyrueshëm kundër koronavirusit për të rriturit.
Dy muaj më parë, qeveria njoftoi se në fillim të këtij viti do të vendoste vaksinimin e detyrueshëm.
Në fillim të shkurtit do të vendosen kontrollet, ndërsa personat e pavaksinuar do të gjobiten nga 600 deri në 3600 euro në rast të përsëritjes.
27 mijë njerëz protestuan të shtunën në Vjenë, kundër kësaj mase, me argumentin se shkel liritë e individit.