NATO përshendet dërgimin e 3 mijë trupave amerikanë në Europën Lindore
Liderët e vendeve kryesore të NATO-s janë vënë në lëvizje për të ulur me diplomaci tensionet mes Moskës dhe Kievit, teksa sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg përshëndet vendimin e Shteteve të Bashkuara për të dërguar 3 mijë ushtarë shtesë në ndihmë të aleatëve që kufizohen me Ukrainën.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan mbërriti në Kievin, teksa pretendon të marrë rolin e ndërmjetësuesit në negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë. I konsideruar si karta e ashpër e diplomacisë së NATO-s, Erdoan e ka bërë të qartë se nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të rreshtohet në krah të aleancës. Turqia i ka shitur edhe dronë të sofistikuar ushtarakë Kievit, si ato që ndalën konfliktin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Moska i dërgoi edhe një notë proteste ankarasë për këtë akt. Megjithatë, Erdoan ruan një politikë më të butë ndaj Rusisë krahasuar me perëndimin. Edhe vetë Putin e ka pranuar Erdoanin si ndërmjetës. Pas vizitës në Kiev, presidenti turk do të bisedojë në telefon me homologun rus.
Edhe kancelari gjerman Olaf Sholc do të vizitojë së shpejti Moskën, ndërsa këtë të Enjte, presidenti francez Emanuel Makron do të bisedojë në telefon me shefin e Kremlinit Vladimir Putin.