Vrasjet apo krimet që vijnë si pasojë e kulteve misterioze dhe sekteve fetare të panjohura, deri më tani nuk janë dënuar pasi nuk ekzistojnë nenet në Kodin Penal. Por së shpejti një grup ekspertësh pritet që të plotësojnë kuadrin ligjor për të dënuar ata persona që fshihen pas këtyre grupimeve.
“ERVIN KARAMUÇO
EKSPERT KRIMINALISTIK
Në Shqipëri ende nuk kemi persona ekspertë të specializuar për zbulimin dhe evidentimin e këtyre krimeve. Pritet të ngrihet një grup pune ekspertësh të mirëfilltë që do të merren me të gjitha propozimet dhe më pas legjislative, administrative dhe strukturore sesi do të parandalohet këto krime në të ardhmen dhe si do të dënohen ato. Kodi Penal i joni parashikon shkaktimin e vetvrasjes, por jo për rastet e ritualeve të fshehta, ato që quhen magjike ose të demonëve.”
Këto simbole që shikoni në muret e Tiranës, janë të njëjta me ato që u gjendën në trupin e Evgjeni Baxhos, 23-vjeçarjes e cila i dha fund jetës së saj para një viti në Tiranë. Kjo vdekje hetua nga Prokuroria si e nxitur nga sektet satanike. Evgjenia ishte viktima e 4 brenda një kohe të shkurtët në Tiranë.
“Vitin që lamë pas kemi 4 viktima të aprovuara tashmë që kanë qënë pjesë e ritualeve okulte. Kanë humbur jetën ose si pasojë e akteve kriminale, ose si pasojë e vetësakrifikimit.”
Absurditeti është më i madh, pasi këto sekte kanë hapur lirisht faqe në rrjete sociale. Viktima të këtyre faqeve mund të bien edhe të miturit pasi gjenden lehtesisht.
“Sepse kemi edhe sakrifikime në kafshë. Kemi filmime që janë vënë re gjatë zonave bregdetare gjatë verës që janë sakrifikuar kafshë për shkak të këtyre ritualeve që më së shumti janë ritual satanike.”
Eskperti i kriminalistikës tregon mënyrën sesi këto grupime joshin njerëzit.
“Fillimisht i ofrojnë literaturë, fillimisht i shikojnë edhe në element të sjelljes së tyre të mbylljes, të shkallës së tyre sociale dhe shoqëror. Bëjnë një shpërlarje truri paraprake dhe pastaj i fusin kureshtjen e magjive dhe më pas kalojnë në fillimin e ritualëve të fshehta duke i joshur me një formë të supremacisë së brendshme spiritual dhe kjo pastaj kalone deri në fatalitet.”
Pjesë e diskutimeve me Ministrinë e Brendshme përveç kuadrit ligjor, sipas ekspertëve është edhe hartimi i një regjistri ku të shënohen të gjitha sektet apo grupimet fetare që vijnë në Shqipëri me qëllim identifikimin e veprimtarise së tyre./VizionPlus/