Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovë ka hartuar një strategji për njohje të reja. Këtë e ka bërë të ditur zëvendësministri, Kreshnik Ahmeti, i cili sqaroi se Prishtina pritet të vendosë edhe marrëdhënie bilaterale me disa shtete.
Sipas zyrtarëve në Prishtinë, Kosova tashmë mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare dhe të kërkojë njohje të reja, pasi afati i marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 që e bllokonte atë për një vit, ka përfunduar.
Në pikat e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish-presidentit Donald Trump thuhej se Serbia për një vit do të ndalte fushatën kundër njohjeve të Kosovës, ndërsa Prishtina nga ana e saj, nuk do të bënte përpjekje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Pas kësaj deklarate, Beogradit zyrtar reagoi përmes ministrit të Jashtëm, i cili tha se Serbia nuk do të pranojë një gjë të tillë.
NIKOLA SELAKOVIÇ
MINISTRI I JASHTEM
“Serbia nuk do të rrijë duarkryq nëse Kosova fillon të sigurojë njohje të reja. Nëse dikush mendon se në atë mënyrë, ata do të na ushtrojnë presion, duhet ta dijë se edhe ne mund të ndryshojmë mënyrën e sjelljes.”
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar vazhdimin e marrëveshjes, por kjo nuk është pranuar.