Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurisë.
Në një deklaratë nga pallati i Kremlinit mësohet se në takimin ku u diskutua situata në Ukrainë, Putin dha informacione lidhur me kontaktet ndërkombëtare që ka zhvilluar gjatë javës.
Gjatë takimit u shkëmbyen pikëpamjet lidhur me garancitë e Rusisë për çështjen e sigurisë.
Propozimet e Rusisë ndaj SHBA-së dhe NATO-s për garancitë e sigurisë
Rusia në dhjetor 2021 i përcolli SHBA-së dhe NATO-s dy projekt-marrëveshje të cilat përfshinin propozime lidhur me garanci të ndryshme të sigurisë.
Në fund të janarit SHBA-ja dhe NATO i kthyen përgjigje me shkrim Rusisë lidhur me çështjen.
Ndërkohë edhe Rusia e përcolli dje reagimin e saj ndaj përgjigjes së Washingtonit me një shkrim prej 11 faqesh.