Hetim pronave të rusëve në Shqipëri

Sanksione nëse janë të mbështetësve të Putin

Qeveria shqiptare ka hartuar një listë me të gjithë shtetasit rusë që kanë prona në Shqipëri, të cilët po hetohen për lidhje të mundshme të tyre me Vladimir Putin.

Ministri i Drejtësisë pohon se në rastet që rezultojnë se janë financues apo mbështetas të autoriteteve shtetërore të Moskës ndaj tyre do të vendosen sanksione.

Shqipëria u rreshtua mes vendeve që menjëherë pas ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë vendosi një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Masa kufizuese po zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte.

Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë, energji, transport dhe teknologji.

Leave a Reply