Në lidhje me këtë moment, ka reaguar dhe ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha.
Përmes një postimi në Facebook, Berisha i është drejtuar Ramës me “bosi i organizëtës kriminale të inceneratorëve”, i cili sipas tij është ngritur i tmerruar dhe ia ka mbathur nga studioja.
“Studio si gracka ku shpirti i hajnit kapet si laraska!
Bosi i organizatës kriminale të inceneratorëve kur i përmendet afera i tmerruar, ngrihet e ja mbath nga studio!”, shkruan Berisha./tvklan