Moska pretendon marrjen e kompleksit më të madh industrial në Europë
Në Mariupol po zhvillohet një betejë tepër e ashpër, teksa drejtuesit lokalë pranojnë se ushtria ruse po avancon. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes njoftoi marrjen nën kontroll të kompleksit industrial të metalurgjisë Azovstal, i konsideruar si një prej komplekseve më të mëdhenj të Europës.
Nëse konfirmohet, marrja nën kontroll e këtij kompleksi përbën një përparim të madh për trupat ruse në përpjekjet për të marrë kontrollin e plotë të qytetit. Mariupoli konsiderohet si pika më e rëndësishme për lidhjen territoriale të Krimesë së aneksuar nga rusët në 2014-ën me republikat separatiste lindore.
Megjithatë, rezistenca e ushtrisë ukrainase për këtë qytet vijon të jetë e ashpër. Rusët konfirmuan fundosjen e plotë të anijes flamur të flotë së Detit të Zi “Maskva” zonën detare mes Odesës dhe Krimesë, për shkak të shpërthimit në depon e municioneve, por pa dhënë detaje. Më bindës, duket varianti i ukrainasve, të cilët thonë se goditën depon e municioneve të anijes me raketa kundër objekteve detare Neptune. Prestigjozia britanike Daily Mail shkruan se raketat ukrainase u nisën nga Odesa. Ato arritën të godasin kryqëzorin “Maskva”, pasi sistemi i mbrojtjes raketore të anijes u çorjentua nga disa dronë Bajraktar.
Dyshime hidhen se mbi 500 pjesëtarët e ekuipazhin kanë humbur jetën edhe pse Moska tha se u evakuuan. Daily Mail ka publikuar një foto që tregon se automjetet e pjesëtarëve të ekuipazhit mbeten të parkuara në portin e Sevastopolit, prej nga ishte nisur dhe askush nuk është paraqitur t’i marrë edhe pas 24 orësh.