Zëvendëskryeministrja ukrainase ka deklaruar së fundmi se Ukraina dhe Rusia nuk kanë arritur të bien dakord për korridoret e evakuimit për të ndihmuar civilët që të ikin nga zonat e shkatërruara nga lufta për ditën e sotme.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Telegram, Iryna Vereshchuk tha:
“Ne nuk ramë dakord për armëpushimet në rrugët e evakuimit. Prandaj, për fat të keq, sot nuk po hapim korridore humanitare”, tha ajo.
Vereshchuk u shpreh gjithashtu se autoritetet ukrainase kishin kërkuar korridore humanitare për evakuimin e civilëve dhe trupave të plagosur ukrainas nga Mariupoli.
Të shtunën, nëntë korridore humanitare u ranë dakord për të lejuar evakuimin e civilëve.
Pesë nga nëntë korridoret e evakuimit ishin nga rajoni Luhansk i Ukrainës, në lindje të vendit.