Gjermania do t’i japë më shumë armë Ukrainës

Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën me armë.

Kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania dhe partnerët e saj në Grupin e Shtatë vendeve më të industrializuara kanë arritur në përfundimin se është më e logjikshme të dërgohen sisteme të përdorura tashmë në Ukrainë, si armët e epokës sovjetike, që disa partnerë të NATO-s i kanë ende në disponim.

Pas bisedës me Presidentin amerikan Joe Biden dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë të martën, kancelari Scholz tha se “të gjithë  do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, financiarisht dhe ushtarakisht”.

Leave a Reply