Rusia kërcënon Finlandën: Anëtarësimi në NATO do nxisë tensione

Finlanda dhe Suedia tashmë janë shprehur të gatshme për t’u anëtarësuar në NATO, ndërsa aplikimi i tyre zyrtar mbetët vetëm formalitet. Por një gjë e tillë nuk është pritur mirë nga Rusia, teksa paralajmërimet dhe kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, ka deklaruar se Perëndimi nuk duhet të ketë iluzione se Moska thjesht do të pranojë zgjerimin e aleancës ushtarake të NATO-s, të udhëhequr nga SHBA për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën.

Referuar mediave ruse, një gjë e tillë është konsideruar nga Kremlini si një gabim që do të nxiste tensionin ushtarak. Rusia nuk ka dhënë detaje se çfarë do të bëjë konkretisht nëse pranohen Stokholmi dhe Helsinki në aleancë, ndërsa është shprehur se do të ketë një përgjigje “ushtarako-teknike”.

Qeveria e Finlandës njoftoi vendimin për t’u bashkuar me NATO-n, duke lënë pas dekada neutraliteti dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje. Po ashtu partia në pushtet e Suedisë bëri të ditur se do të mbështesë gjithashtu bashkimin me aleancën.

Nga ana tjetër, në Estoni dhe Letoni do të zhvillohen stërvitjet më të mëdha ushtarake të NATO-s në Baltik me 15,000 trupa nga dhjetë vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA dhe dy vendeve jo anëtare Finlandën dhe Suedinë.

Leave a Reply