Tri dite pasi ekspertet e nivelit te larte miratuan draftin kushtetues, te premten ne orën 11 do te mblidhet Komisioni i Posaçëm per reformën ne drejtësi.Ne axhenden e komisionit është miratimi i paketës kushtetuese qe do t’i çohet Venecias per te dhëne opinionin e saj. Por ne prag te mbledhjes se deputeteve, duket se skena politike është bere tripolare. Nga njëra ane, është Partia Socialiste, e cila e ka shprehur mbështetje pa rezerva ne lidhje me përshtatjen qe ekspertet i kane bere paketës fillestare kushtetuese, ne raport me opinionin paraprak te Venecias. Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë, e cila kryesohet nga një përfaqësues i LSI, Ylli Manjani, nëpërmjet eksperteve te saj ka depozituar 23 amendamente per reformën ne drejtësi. Dhe i treti është qëndrimi i opozitës, e cila duke analizuar paketën kushtetuese ka deklaruar se 11 rekomandime te komisionit te Venecias nuk janë reflektuar ne draftin final. Te gjitha këto qëndrime pritet te përcillen nesër ne mbledhjen e Komisionit te Posaçëm per reformën ne drejtësi. Situata duket e ngjashme me mbledhjen e fundit te 28 shtatorit atëherë kur Venecias iu nis drafti i pare i ndryshimeve kushtetuese. Asokohe socialistet mbështeten ekspertet, edhe LSI votoi pro draftit por nisi ne Venecia 31 amendime, ndërkohe qe demokratet nga ana e tyre përgatiten nje dokument voluminoz me amendime dhe pyetje per ekspertet e Komisionit te Venecias. Pasi komisioni parlamentar t’i dërgoje Venecias dokumentet për ndryshimin e Kushtetutës, ne 21 janar pritet qe ekspertet e komisionit te mbërrijnë ne Tirane per tu njohur me qëndrimet e te gjitha palëve para se te publikojnë opinionin e tyre përfundimtar per reformën ne drejtësi.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


