Mustafa: LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen, Thaçi President

Mustafa: LDK-ja do ta respektojë marrëveshjen, Thaçi President

Moza Nuredini  5 hours ago  29 Views

Kryeministri Isa Mustafa ritheksoi edhe sot se sipas marrëveshjes së koalicionit, President i ardhshëm i Kosovës do të të jetë lideri aktual i PDK-së Hashim Thaçi. Ai beson se deputetët e LDK-së do të votojnë pro Thaçit derisa që ai sërish tha se vendi nuk do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.“Ne kemi një marrëveshje politike, një marrëveshje të koalicionit e cila është e definuar qartë se Presidentin e vendit e jep PDK, atëherë edhe në marrëveshje është paraparë që të jetë Thaçi. Marrëveshja do të realizohet prandaj zgjedhje s’do të ketë por Presidenti do të zgjidhet ashtu siç është e shkruar me marrëveshje”, tha Mustafa.

Mustafa thotë se deputetët e partisë së tij duhet ta respektojnë marrëveshjen dhe të votojnë Thaçin për President.“Mendoj se pjesa dërmuese e deputetëve të LDK’së janë pro. Unë s’mund të flas për çdo njërin veç e veç por jam i bindur se të gjithë ata do ta respektojnë qëndrimin e LDK’së”, theksoi Mustafa./parrotlla.net/

Leave a Reply