Berisha: Rama e SHISH, lojë të turpshme ndaj Ilir Metës

“Do përballesh me revoltë që s’e ka parë vendi”

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi poshtë çdo përfshirje të Ilir Metës si informator i ish-Sigurimit të Shtetit. Përpara gazetarëve, Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka përfshirë në atë që e cilësoi lojë të turpshme me Autoritetin e Dosjeve edhe Shërbimin informativ.

Teksa komentoi nismën e ndërmarrë nga socialistët për ndryshimin e ligjit për Autoritetin e Dosjeve, Berisha tha nga 2008 partia e drejtuar prej tij ndërmori ligjin e lustracionit, që pasi u kundërshtua nga Rama u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Konfirmoi një opozitë të ashpër ndaj Edi Ramës me Ilir Metën, tashmë në krye të Partisë së Lirisë.

Edi Ramën e paralajmëroi se do të përballet me revolta popullore, duke e akuzuar se ua shet shqiptarëve 98 herë më shumë çmimin e energjisë. Aspak hatërmbetur nuk ndihej nga refuzimi që i bëri ambasadorja amerikane në ceremoninë e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA.

Jo pak ironizoi edhe festimet e qeverisë në sheshin Skënderbej.

Leave a Reply