Berisha: Rama, aksioner i naftës!

Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës”

Nga Erseka ku u takua me banorë të zonës, Sali Berisha nuk i ndali akuzat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Rama. Këtë të fundit e akuzoi për çmimet e larta, korrupsion dhe varfërim të shqiptarëve.

“Me bordet që ka vendosur ka vjedhur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së TVSH, fiks 400 e ca milionë Euro. Nafta është 80 Euro për fuçi sot në treg, më e lirë shumë se ishte në fillim të luftës, këtu vazhdon mbi dymijë e ca. Të tjerë thonë se ky është aksioner etj, etj. Një gjë është e sigurt: që 250 mijë ton naftë futen kontrabandë. Kjo, me statistika!”

Jo pak e sulmoi Ramën edhe kur foli për “Ballkanin e Hapur”, teksa tha se, në Beograd po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të kryeministrit.

“Po eksportohen plehrat kimike të oligarkëve të Ramës. Janë rritur eksportet me Serbinë 30% nga të cilat 20% janë eksporte të plehrave kimike të depozituara në Shqipëri me çmime të larta”.

Sërish denoncoi aksionin e qeverisë të nisur pak ditë më parë për konfiskimin e kateve shtesë pa leje, duke vënë në shënjestër të akuzave edhe ministrin e Brendshëm.

“Mbin me ryshfete ato, se ke krijuar një administratë që nga mëngjesi në darkë vjel ryshfete e vjedh nën shembullin tënd. ‘Krimi zhvillon’, thoshte ministri i antikrimit. Sigurisht që të zhvillon o ministër velist se me vela po transportohet droga dhe ti po pasurohesh”.

Ndonëse një vit më parë Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar, Sali Berisha foli për arritje në aksionin e nisur me demokratët.

“Pas një viti opozita është në këmbë është arritje….”

Leave a Reply