Kryetari i opozitës së bashkuar maqedonase, Zoran Zaev, ka reaguar ndaj zhvillimeve të djeshme politike në vend. Zaev ka deklaruar se nuk mund të ketë zgjedhje demokratike të drejta pa regullimin e standardeve profesionale të mediumeve, si edhe pa pastrimin e listave zgjedhore nga ana e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) nuk mund të ketë zgjedhje të rregullta në republikën e Maqedonisë.
Sipas tij, ‘kjo patologji e diktuar nga Nikolla Gruevski dhe e përkrahur nga partneri i tij qeveritar, Ali Ahmeti, paraqet dhunë ndaj pavarësisë së KSHZ-së, duke bërë të ditur se në ditët në vijim organet e LSDM-së dhe opozitës së bashkuar do të sjellin vendime për pjesëmarrje në qeveri dhe për hapat e ardhshëm.
’Zaev u bëri thirrje ‘të gjitha grupimeve demokratike të të gjitha etnive, intelektualve, gazetarëve, luftëtarëve të lirisë dhe demokracisë, të bashkohen nën një platformë të përbashkët për shpëtim të Maqedonisë’.(m.k/BalkanWeb)