Akte sabotimi në gazsjellësa/ BE dhe SHBA të shqetësuara për shpërthimet, kërkojnë hetim të plotë

Bashkimi Europian ka reaguar ashpër për dëmtimin e dy tubacioneve Nord Stream 1 dhe 2 të cilat dyshohet se janë akte sabotazhi. Në një deklaratë, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell u shpreh se unioni është thellësisht i shqetësuar për dëmtimin e gazsjellësve, të cilët pësuan rrjedhje në ujërat e Detit Baltik.

JOSEP BORRELL

PËRFAQËSUESI I LARTË I BE-së

Të gjitha informacionet në dispozicion tregojnë se ato rrjedhje janë rezultat i një akti të qëllimshëm.Ne do të mbështesim çdo hetim që synon të marrë qartësi të plotë mbi atë që ndodhi dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për të rritur qëndrueshmërinë tonë në sigurinë energjetike. Çdo ndërprerje e qëllimshme e infrastrukturës energjetike evropiane është krejtësisht e papranueshme dhe do të përballet me një përgjigje të fortë dhe të bashkuar.

Udhëheqësit e Bashkimit Europian bënë thirrje për hetim të plotë të incidenteve ndërsa nënvizuan se këto janë përpjekje për të destabilizuar më tej furnizimin me energji në BE.

Për akte sabotimi ka folur edhe sekretari amerikan I shtetit antoni blinken, e po ashtu edhe Rusia një ditë më parë ngriti dyshime për shpërthime të qëllimshme.

Por, kush mund t’i ketë dëmtuar dy gazsjellësat në mes të krizës energjitike? Për këtë pyetje askush deri më tani nuk ka një përgjigje, por është e qartë se ky hap do të përshkallëzojë tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit.

Leave a Reply