Policia e Durrësit ka arrestuar mëngjesin e së mërkurës një person, pasi kishte në çantë 7 kallëpe të dyshuar si lëndë shpërthyese, me peshë rreth 1.5 kg. Alvaro Kola 29 vjeç, banor i qytetit të Durrësit është arrestuar në banesën e tij pa bere rezistence. Burime nga policia bëjnë të ditur se 7 kallëpet mendohet se janë eksploziv, e po ashtu u gjeten edhe 9 kapsolla detonatorë elektrike si dhe 47 fishekë. Alvaro Kola po hetohet edhe per lidhje te mundshme qe mund te kete me ngjarjet e fundit kriminale ne qytetin bregdetar.
Trazira në Belfast pas sulmit me thikë, autoritetet paralajmërojnë masa
Dhuna dhe trazirat kanë përfshirë Belfastin dhe zona të tjera të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë që…


