Dështimi i negociatave me grupin e drejtuar nga Alibeaj/ Berisha: Kush prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq

Dështimi i negociatave me grupin e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj për të dalë me një kandidat të përbashkët të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është komentuar përmes një prononcimi për mediat nga kryetari i kësaj force politike Sali Berisha.

Deklaratës së grupit të drejtuar nga Alibeaj se një ndër shkaqet që negociatat kanë dështuar ka qenë kushti që i është vendosur për njohjen e statutit të “11 Dhjetorit”, Kryetari i PD-së Berisha i është përgjigjur duke thënë se është ky statut përbën themelin e fitoreve në zgjedhjet e 14 Majit.

Kryedemokrati Berisha ka thënë se opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të fituar këto zgjedhje teksa ka shtuar se grupi i deputetëve të drejtuar nga Alibeaj “janë ftuar pa asnjëlloj paragjykimi që të bashkoheshin nëse donin të garonin për çdo post në bashkitë e vendit të paraqisinin kandidatë ose të krijonin franskion”, por Berisha thekson se “ata nuk e duan as statutin, as primaret dhe as franksionin”.

Në fund të fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha ka paralajmëruar se “kush prek flamurin e PD-së, i ka hesapet keq”.

Leave a Reply