Londra kërkon më shumë patrullime në La Mansh
Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak i ka kërkuar Sekretares së të tij të Brendshme, Stella Braverman të nënshkruajë urgjentisht një marrëveshje me Francën për të ndaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm.
Sunak pritet të takohet vetë me presidentin francez Emmanuel Macron në samitin për klimën që po mbahet në Egjipt për të sqaruar detajet e marrëveshjes të cilën, Mbretëria e Bashkuar shpreson ta nënshkruajë që në javët e ardhshme. Ajo nënkupton një rritje të oficerëve francezë që do të patrullojnë plazhet e brigjeve ku kalojnë emigrantët.
Marrëveshja vjen në kulmin e polemikave që shkaktoi deklarata e sekretares së brendshme britanike kur tha në dhomën e ulët të deputetëve se jugu i vendit po përballet me “pushtim” emigrantësh.
Pas kësaj deklarate reagoi kryeministri Edi Rama që tha se qëndrime të tilla ishin diskriminim dhe se ato përpiqen të mbulojnë një politikë të dështuar që Londra ka ndjekur deri tani me emigrantët. Rama ftoi Britaninë e Madhe të ndiqte shembullin e Gjermanisë në mënyrën se si ajo trajtoi krizën e emigrantëve.