Mister shkaqet, policia në ndjekje të autorit
Për shkaqe momentalisht të paqarta një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të disa automjeteve të parkuara këtë të diel në Kamzë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Donald Trump” gjatë orëve të mbrëmjes.
Burime zyrtare të policisë thonë se autori, ende i paidentifikuar, ndodhej i ulur në pjesën e pasme të një motomjeti kur hapi zjarr, duke dëmtuar dy makina.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati të lënduar. Aktualisht policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.