OBSH: Ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron liderët botërorë se duhet të veprojnë për të ulur ndotjen e ajrit ose më shumë njerëz do të vdesin.

Dr Maria Neira, nga OBSH, tha se liderët në mbarë botën ose mund të vazhdojnë të kryesojnë qytetet e mbipopulluara, të mbushura me trafik dhe të shohin më shumë njerëz të vdesin, ose të përshpejtojnë kalimin në sistemet e transportit të gjelbër për të reduktuar ndjeshëm vdekshmërinë nga ndotja e ajrit.

“Sa jeni të përgatitur të keni mbi supet tuaja përgjegjësinë për ato vdekje?”, pyeti ajo liderët e botës përmes një intervistë me “The Independent”, gjatë Samitit për Klimën

Dr Maria Neira, thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të monitorojë numrin e jetëve të shpëtuara nga ulja e ndotjes së ajrit.

Ndotja e ajrit vret rreth shtatë milionë njerëz në mbarë botën çdo vit, ndërsa 99 për qind e botës thith ajër që tejkalon kufijtë e udhëzimeve të OBSH-së, me njerëzit në vendet në zhvillim që vuajnë nga ekspozimi më i lartë.

Duke folur në samit, Dr Neira u bëri thirrje liderëve botërorë të dalin me një angazhim ambicioz për kalimin në burime të pastra dhe të rinovueshme të energjisë “tani” dhe të japin prova se bota po mban angazhimin e saj për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5C mbi nivelet para-industriale.

Dr Neira tha se OBSH-ja kishte paralajmëruar për dy dekada se faktorët e rrezikut mjedisor ndikojnë në shëndetin e njerëzve, duke vënë në dukje se 20 vjet më parë organizata botoi një raport të titulluar “Planeti ynë – Shëndeti ynë”, dhe vitin e kaluar bëri një studim për të njëjtën temë.

“Është disi zhgënjyese”, tha Dr Maria Neira.

Leave a Reply