Tërmeti i së hënës më i fuqishmi që prej 1939, ja sa pasgoditje janë regjistruar

Kombet e Bashkuara theksuan se tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore të hënën ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet. “Ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në Turqi që nga viti 1939”, thuhet në raportin e publikuar të hënën nga Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA),

UNOCHA theksoi se ekipet e reagimit emergjent nga Vlerësimi dhe Koordinimi i Katastrofave të Kombeve të Bashkuara (UNDAC), Grupi Ndërkombëtar Këshillimor i Kërkimit dhe Shpëtimit (INSARAG) dhe Ekipet Mjekësore Emergjente të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (EMT) po mobilizohen në Turqi për të ndihmuar në përgjigjen humanitare.

“OKB-ja dhe partnerët po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe po kërkojnë të mobilizojnë fondet emergjente në rajon”, theksohet më tej. Mes tjerash, thuhet se të paktën 100 pasgoditje me magnitudë 4.0 ose më shumë kanë ndodhur që nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore të hënën në mëngjes me orën lokale, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.

Me kalimin e kohës nga tërmeti fillestar, frekuenca dhe magnituda mund të shkojnë në rënie, por megjithatë, ka ende gjasa të ndodhin pasgoditje 5.0 deri në 6.0 dhe të sjellin rrezik për dëmtime shtesë për strukturat që janë “dobësuar” nga tërmeti fillestar. Kjo gjë mund të jetën një kërcënim i vazhdueshëm për ekipet e shpëtimit dhe të mbijetuarit.

Leave a Reply