Pasi përfundimit të protestës para Parlamentit, kreu i PD-së Sali Berisha ka lajmëruar se tubimi i radhës do të jetë të enjten më 16 Shkurt
“Populli foli sot, do flasë të enjten dhe do ketë zërin më të fuqishëm në këtë revolucion. Protesta e radhës do të jetë ditën e enjte para Parlamentit. Nderimin më të madh për të gjithë ata që sot ishin aty dhe bashkuan zërin e tyre me të deputetëve ndaj këtij regjimi. Ishte një moment jashtëzakonisht i veçantë i revolucionit sonte ”-tha Berisha para selisë blu.
Kujtojmë se protesta e ditës së sotme zgjati më pak se dy orë, ku mbetën të lënduar dy efektivë policie