Sulm me armë në SHBA, burri vret ish-gruan dhe 5 persona të tjerë

Një person i armatosur ka qëlluar për vdekje ish-gruan dhe 5 persona të tjerë në një fshat të vogël në Mississippi të SHBA. Sipas asaj që shkruajnë mediat, viktimat u vranë në disa vendndodhje të ndryshme, një dyqan dhe dy shtëpi. Ngjarja ndodhi në Arkabutla, një komunitet me më pak se 300 persona.

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar si autorin e dyshuar të ngjarjes. Deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet e sulmit me armë. Guvernatori i Mississippi-t, Tate Reeves, tha se dyshimet janë që i arrestuari të ketë vepruar vetë.

Sulmi nisi në një dyqan në një pikë karburanti. Sherifi Brad Lance tha se autori aty ka qëlluar një person me të cilin nuk ka ndonjë lidhje. Më pas shkoi në një shtëpi afër dyqanit dhe qëlloi për vdekje ish-gruan, por jo të fejuarin e saj.

Më pas, ai shkoi me makinë pranë banesës së tij ku qëlloi një burrë tjetër dhe një grua. Sipas asaj që shkruajnë mediat, burri mendohet se ka qenë njerku i tij.

Më pas qëlloi dy persona të tjerë, një brenda një makinë dhe një në rrugë, jo shumë larg shtëpisë. Dy viktimat e fundit ishin punonjës ndërtimi.

Leave a Reply