Andrey Turchak, kreu i grupit parlamentar rus i ngarkuar për të ashtuquajturin ‘operacion ushtarak special’ në Ukrainë, njoftoi më 16 shkurt të vitit 2023 se i kishin paraqit një raport presidentit rus, Vladimir Putin.
Raporti ka të ngjarë të mbulojë çështje të tilla si mbështetja sociale për personat e mobilizuar dhe familjet e tyre.
Kjo çështje ka të ngjarë të bëhet më e theksuar nëse ndodh ndonjë mobilizim i mëtejshëm, qoftë i hapur apo i heshtur, thotë inteligjenca britanike.
Putini mund t’i trajtojë këto çështje në një fjalim drejtuar kombit për gjendjen në Ukrainë.
Kremlini po e ka gjithnjë e më të vështirë të izolojë popullsinë nga lufta në Ukrainë.
Një sondazh rus i dhjetorit të 2022 raportoi se 52 për qind e njerëzve kishin një mik ose të afërm në fushëbetejat në shtetin ukrainas.