Bubevski: Rritet numri i pacientëve që duan të dëshmojnë kundër Zhan Mitrevit

Prokurori Publik, Gavril Bubevski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë ka deklaruar se po rritet numri i pacientëve që duan të dëshmojnë kundër Zhan Mitrevit dhe Klinikës së tij, lidhur me mjekimin me metodën e hemofiltrimit. Numri që dihej, sic percjell KlanM, ishte 283 pacientë.

“Po, ky numër do të rritet dhe ndërkohë është rritur. Do të shohim tani, në gjykatë ndodh kryesorja. Atje do të përballen argumentet e Prokurorisë dhe palës mbrojtëse dhe do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i gjykatës lidhur me veprimet mashtruese për të cilat Prokuroria vlerëson se do t`i dëshmojë” – tha Gavril Bubevski, Prokuror Publik.

Ndërkohë përmes një komunikate, sic percjell KlanM, nga Klinika “Zhan Mitrev” kanë bërë thirrje që Prokuroria Publike të prononcohet për relacionin midis hetueses dhe pronarit të portalit DokazMk, Marjan Stamenkovski, kundër të cilit Klinika ka dorëzuar kallëzim penal.

Nga kjo klinikë shtrojnë pyetjen nëse ekzistojnë indikacione për lidhje të një biznesmeni të njohur të Shkupit, pronar I një spitali privat tek materiali që është gjetur tek Stamenkovski. Gjithashtu sic thonë nga Klinika “Zhan Mitrev” nëse hetuesja që ka furnizuar Stamenkovskin me informacione për hetimet kundër Zhan Mitrevit ka punuar sipas direktivave të biznesmenit.

Duke marrë parasysh dëmin e shkaktuar ndaj Klinikës “Zhan Mitrev” ekipi juridik kërkon nga PTHP-ja t`i bashkangjitet ndjekjes penale.

Ndryshe, sic njofton KlanM, Gjykata Penale për 28 shkurt ka caktuar seancën e parë kundër mjekut Zhan Mitrev, i akuzuar për mashtrim gjatë shërbimeve mjekësore në spitalin e tij privat.

Leave a Reply