Opozita sërish në protestë nesër para parlamentit

Protestat e opozitës do të vijojnë edhe para parlamentit. Berisha në protestën e fundit e la disi evazive nëse do të kishte apo jo protesta para Kuvendit, por siç raporton gazetari Enkel Xhangoli gjatë fjalës së tij dje në Këshillin Kombëtar tha se krahas përgatitjeve për protestën e 3 Marsit duhet të vijojnë dhe protestat para parlamentit. Për këtë arsye të enjten pritet që mbështetës të opozitës të jenë para Kuvendit për të protestuar.

Në seancën e ditës së nesërme nuk do të jetë i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare. Kujtojmë që Berisha ka bërë të qartë që demokratët do të vijojnë aksionin opozitar brenda dhe jashtë parlamentit.

Ndërsa ditën e djeshme Sekretariati i Etikës përjashtoi 6 deputetë të PD nga 3 ditë deri në 10 ditë. Kjo për shkak se nuk kanë lejuar zhvillimin normal të Kuvendit. Këtyre masave, përfaqësuesit e PD janë shprehur se do u përgjigjen me protesta.

Kryedemokrati Sali Berisha që nga momenti që vendosi me Kryesinë që më datën 3 Mars të zhvillohet protestë kombëtare ka kryer disa takime me strukturat e PD. Ai është takuar edhe me drejtuesit politikë të qarqeve ndërsa ditën e djeshme u takua me Këshillin Kombëtar. Fokusi në këtë mbledhje ka qenë tek protesta.

Gazetari Enkel Xhangoli raporton se Berisha dha direktiva s ai përket kandidatëve të dala nga primaret. Ai kërkoi intensifikim të takimeve në terren./tvklan.al

Leave a Reply