Rama në Berlin, pritet nga kancelari Olaf Scholz

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Gjermani. Ai është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Të dy liderët pritet që të zhvillojnë një takim dhe më pas rreth orës, 12:30 ata do të zhvillojnë një konferencë për shtyp.

Vizita zhvillohet në kuadër të rolit pritës të Shqipërisë në Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, rol të cilin Kryeministri Rama e mori në Samitin e Procesit të Berlinit më 3 Nëntor 2022.

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ndërsa do të vizitojë edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

Rama në këtë vizitë në Gjermani shoqërohet nga ministret Mirela Kumbaro, Frida Krifca dhe kryenegociatorja Majlinda Dhuka.

Leave a Reply