Protesta të dhunshme në Greqi

Kërkohet ndërhyrje në sistemin hekurudhor

Përleshje të ashpra pati gjatë natës në Selanik, në vazhdim të protestave dhe grevave që nisën mëngjesin e të Mërkurës në shumë qytete greke, për tragjedinë hekurudhore të 28 Shkurtit.

Policia përdori gazin lotsjellës kundër një grupi të dhunshëm protestuesish që sulmuan forcat e rendit me bomba molotov. Ata sulmuan me gurë edhe biznese të tjera në sheshin kryesor, ndërsa hodhën bojë të kuqe në fasadën e ndërtesës neo-klasike të filianit të Bankës Kombëtare të Greqisë, emblemë e qytetit.

Rreth 15 mijë protestues të tjerë vazhduan manifestimin e tyre paqësisht në rrugët e qytetit të dytë më të madh të Greqisë.

Ashtu si edhe në qytete të tjera, në parullat e hedhura kërkohej që autoritetet të reagonin për zgjidhjen e disa-vjeçare të sistemit të mbingarkuar hekurudhor që çuan në tragjedinë e rëndë ku humbën jetën 57 persona, shumica studentë.

Një prej shkaqeve kryesore të tragjedisë është edhe mungesa e investimeve nga administratori privat.

Leave a Reply